Në muajin mars, Universiteti Barleti organizoi një workshop kreativ për maturantët, me fokus në arkitekturë, dizajn dhe mendim inovativ. Aktiviteti synoi të njohë të rinjtë me programet e studimit, metodologjinë mësimore dhe mundësitë që ofron universiteti në fushat krijuese.
Gjatë workshop-it, maturantët u përfshinë në ushtrime praktike, diskutime dhe prezantime, duke pasur mundësinë të shprehin idetë e tyre dhe të njihen nga afër me jetën akademike në Universitetin Barleti.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të universitetit për të mbështetur orientimin profesional të të rinjve dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me shkollat e mesme.


