Studentët e Mjekësisë njihen me mundësitë e zhvillimit profesional përmes organizatës “Brainstorm”

Në ambientet e Universitetit “Barleti” u zhvillua një prezantim informues nga organizata “Brainstorm”, në bashkëpunim me Klubin e Mjekësisë.
Ky aktivitet kishte për qëllim njohjen e studentëve me mundësitë që ofron “Brainstorm” për zhvillim akademik dhe profesional në fushat mjekësore dhe shëndetësore.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e organizatës prezantuan aktivitetet dhe ngjarjet kryesore që zhvillohen çdo vit, si:

Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore (muaji Nëntor)

Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore (muaji Maj)

Aktiviteti u prit me interes të madh nga studentët, të cilët u përfshinë në diskutime rreth mënyrave të përfshirjes në rrjete kërkimore, profesionale dhe bashkëpunime akademike që kontribuojnë në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm në fushën e mjekësisë.