Konferenca e II Shkencore Ndërkombëtare nga KSHI mbahet në UniBa

Konferenca e II Shkencore Ndërkombëtare organizuar nga KSHI, me temë “Dijet shkencore dhe manipuluese në përmirësimin e kujdesit profesional”, u zhvillua në ambientet e Universitetit Barleti në datat 9 dhe 10 dhjetor 2023.

KSHI vlerësoi për performancën më të mirë dy pedagoget tona Rajmonda Lalaj me çmimin e parë dhe Jola Xharo me vendin e tretë.

Pjesëmarrësit në Konferencë kanë një falenderim të veçantë për KSHI dhe Universitetin Barleti për mbështetjen maksimale në këtë organizim Ndërkombëtar dhe suportin e vazhdueshëm që na japin në marrjen e dijeve të reja dhe zhvillimin tonë profesional.

Faleminderit për kontributin tuaj profesional e human në zhvillimin tonë si profesioniste të Shkencave Teknike Mjekësore.