Fakulteti i Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Barleti” organizoi sot një workshop me temën “Ndihma e parë në komunitetin rinor në raste aksidentesh.

Elementet kyç që i duhen të njohin të rinjtë për të dhënë ndihmën e parë në raste të ndryshme”, me lektor Prof. Dr. Pirro Prifti. Të ftuar ishin maturantë të gjimnazit “Besnik Sykja”, të cilët kanë interes që në të ardhmen të studiojnë në një nga degët mjekësore. Maturantët u njohën me disa praktika të dhënies së ndihmës së pare në rrethana të ndryshme.