WorkShop i Klubit Studentor: “Arduino – Ndriçues Rruge Smart dhe Semafori”

WorkShop i Klubit Studentor: Arduino – Ndriçues Rruge Smart dhe Semafori

Dita e sotme shënoi një aktivitet të organizuar nga Klubi Studentor i Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës, i cili zhvilloi një WorkShop praktik në ambientet e STEAM FabLab, nën drejtimin e profesorëve Vera Hoxha dhe Sokol Shurdhi.

Studentët e vitit të dytë, Arjela Kolneku dhe Kristjan Kullolli, prezantuan projektet e tyre, duke treguar aftësi praktike dhe një qasje krijuese në zgjidhjen e problemeve.

Projektet e prezantuara:

  • Ndriçues Rruge Smart:
    Një zgjidhje për kursimin e energjisë dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit.
  • Semafori:
    Një model që simulon funksionalitetin e semaforëve realë, me saktësi dhe efikasitet.

Komponenti kryesor, Arduino, është “truri” i këtyre projekteve, duke kontrolluar çdo proces sipas programit të krijuar nga studentët.

Një vlerësim i veçantë për studentët që morën pjesë, për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë këtij aktiviteti.