Më datë 04.12.2025, studentët e vitit të IV në degën Arkitekturë, në kuadër të lëndës së Laboratorit të Projektimit Ambiental, zhvilluan një vizitë studimore pranë ambienteve të kompanisë @ixhemshpk_official.
Të shoqëruar nga pedagogët e lëndës, Prof. Asoc. Dr. Etleva Dobjani dhe Dr. Saimir Shtylla, si dhe me pjesëmarrjen e Prof. Asoc. Dr. Laura Shumka, studentët patën mundësinë të prekin nga afër realitetin e prodhimit industrial.
Gjatë vizitës, fokusi u vendos tek: 🔹 Njohja me zinxhirin e plotë të prodhimit; 🔹 specifikat si dhe avantazhet e aplikimit të kësaj teknologjie në godina industriale deri në vepra të infrastrukturës rrugore në vendin tonë.
Një falënderim për @ixhemshpk_official për mikpritjen dhe mundësinë për të parë nga afër inovacionin në ndërtim.


