11.03.2026, Fakulteti i Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Barleti” vijoi me ditën e dytë të aktivitetit DigiHealth Lifestyle – Youth Participation. Me pjesëmarrjen e maturantëve nga vende të ndryshme të Shqipërisë, të cilët aspironin të studiojnë shkenca mjekësore në të ardhmen, u zhvillua një seri aktivitetesh që kanë si filozofi inovacionin teknologjik në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies, nën moton “Digital Innovation Challenge for Healthy Living”.

 

Në këtë Health Hackathon, u nxiten idetë e reja dhe zgjidhjet digjitale për shëndetin dhe mjekësinë, duke u ndërthurur drejt krijimit të platformave, aplikacioneve dhe prototipave që mbështesin një jetesë të shëndetshme.

 

DigiHealth Lifestyle përfaqëson një iniciativë inovative në formën e një hackathoni dhe sfide për të rinjtë, e cila synon të nxisë zhvillimin e ideve dhe zgjidhjeve digjitale në fushën e shëndetit dhe mirëqenies. Përmes këtij programi, ndërthuren njohuritë nga shkencat mjekësore me teknologjinë dhe kreativitetin e të rinjve, duke inkurajuar krijimin e aplikacioneve, platformave dhe prototipave që mbështesin një jetesë më të shëndetshme.

 

Përveç konkurseve, u realizuan edhe disa eksperienca praktike, që mundësuan një përvojë të veçantë për maturantët në fushat profesionale dhe shëndetësore. Ndër to përfshihen:

 

    • Modelimi i dhëmbëve live
    • Krijime në laboratorin biokimik
    • Hapat e realizimit të një check-up
    • Mësimi mbi teknikat e ndihmës së shpejtë, përfshirë manovrën Heimlich
    • Demonstrim dhe aplikim i TENS dhe Ultratingullit dhe teknologjive në fizioterapi
    • Demonstrim dhe përdorim i skoliometrit për devijimin spinal

 

Përmes këtij eventi, Universiteti “Barleti” vijon të promovojë një qasje moderne në edukim, duke lidhur teknologjinë, inovacionin dhe shkencat mjekësore, si dhe duke krijuar hapësira ku të rinjtë mund të kontribuojnë me ide që ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe mirëqenien e shoqërisë.