Universiteti Barleti triumfon në edicionin e tretë të “University Law Competition”

Sot, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm – Dhoma Penale, u zhvillua edicioni i tretë i University Law Competition, organizuar nga Halimi Foundation Institute dhe mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri.

Kjo garë unike bashkoi mendje të ndritura nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në një përballje televizive përpara një jurie profesionale të nivelit të lartë.

🎓 Universiteti Barleti tregoi profesionalizëm, përgatitje dhe shpirt gare, duke siguruar një fitore të merituar dhe kalimin në fazën çerekfinale!

👏 Urime skuadrës dhe suksese në vazhdim!