Trajnim Ekspert për Stomatologët: Prof. Dr. Aladin Sabbagh në Universitetin Barleti mbi Disfunksionet e ATM

Një aktivitet i veçantë dhe me një nivel të lartë profesional për mjekët stomatologë u zhvillua në Universitetin Barletimë 8 Mars 2025, me pjesëmarrjen e Prof. Dr. H.C. Aladin Sabbagh, një ekspert i njohur ndërkombëtarisht në ortodonci dhe kirurgji orale.

Gjatë këtij trajnimi, Prof. Dr. Sabbagh ndau njohuri të thelluara mbi disfunksionet e artikulacionit tempomandibular (ATM), duke trajtuar aspekte kyçe dhe sfida specifike të kësaj fushe. Kursi u përqendrua në ndërlidhjen mes malokluzionit, problemeve të frymëmarrjes dhe zhvillimit të çrregullimeve të ATM, si dhe në rëndësinë e ekzaminimeve funksionale për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e këtyre problemeve.

Ky trajnim ishte një mundësi e çmuar për mjekët stomatologë, duke u ofruar atyre mjete dhe njohuri praktike për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve ndaj pacientëve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të thellonin ekspertizën e tyre, të avancojnë praktikat profesionale dhe të përfitojnë nga përvoja dhe njohuritë e një specialisti të shquar në fushën e shëndetit oral.