Sot me studentët e psikologjisë reflektuam mbi shfaqjen “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë”, të cilën e ndoqëm së fundmi në teatër.
Ky produksion na dha mundësinë të hyjmë në botën e një djali me mënyrë të veçantë të të menduarit – një përvojë sa prekëse aq edhe ndriçuese për çdo psikolog në formim.
Diskutuam për:
🔹 Perceptimin ndryshe të realitetit
🔹 Vështirësitë sociale dhe emocionale që sjell neurodiversiteti
🔹 Rolin e familjes dhe të së vërtetës në zhvillimin personal
🔹 Si teatri mund të jetë një formë edukimi emocional e profesional
Faleminderit të gjithë studentëve për reflektimet e sinqerta dhe për mënyrën e ndjeshme si e trajtuam këtë temë bashkë.
Kultura dhe psikologjia takohen shpesh në skenë – mjafton të kemi sytë dhe zemrën hapur.

