Organizuam një sesion orientimi me maturantët, ku prezantuam programet dhe perspektivat që ofron Universiteti Barleti. U diskutuan drejtimet si ekonomi, drejtësi, shkenca kompjuterike, mjekësi dhe biznes digjital, si fusha me potencial të lartë punësimi.
Theksuam rëndësinë e përvojës praktike, bashkëpunimeve me tregun e punës dhe zhvillimit të aftësive profesionale që gjatë studimeve. Informimi i saktë dhe zgjedhja e vetëdijshme janë themeli i një karriere të suksesshme.
#UniversitetiBarleti #OrientimKarriere #Maturantë #Arsim #EArdhmja
