Studentët e Universitetit “Barleti” morën pjesë në forumin “Unë dhe Identiteti im Online”

Klubi Studentor me drejtim Shkenca Sociale, Psikologji dhe Punonjës Social “Unë dhe Identiteti im Online”

Studentët e Universitetit “Barleti” morën pjesë në forumin “Unë dhe Identiteti im Online”, organizuar nga Tirana Students Forum, ku u trajtua ndikimi i “Botës” online në krijimin e një identiteti të dyfishtë: njëri në jetën reale dhe tjetri në hapësirën online.

Mediat sociale po shkaktojnë një krizë identiteti, duke e bërë të vështirë dallimin mes asaj që jemi dhe asaj që mendojmë se duhet të jemi. Forumi shqyrtoi këto ndikime dhe ofroi strategji për të rifituar një ndjenjë autentike të vetvetes.