Studentët e Drejtësisë në UniBa pjesë e projektit të UNDP

Në kuadër të projektit “Ndihma Juridike Falas”, studentët e Drejtësisë në Universitetin Barleti u angazhuan në një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues, duke prezantuar përpara maturantëve rëndësinë e aksesit në drejtësi dhe rolin e juristit në shoqëri.

Maturantët e interesuar për të ndjekur studimet në fushën e Drejtësisë ndoqën me interes prezantimin, duke u njohur nga afër me mundësitë akademike, profesionale dhe kontributin konkret që kjo fushë ofron në shërbim të komunitetit.