Në kuadër të ciklit të aktiviteteve të dedikuara ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për fëmijët me autizëm, studentët e Universitetit Barleti nën kujdesin e prof. Ardiola Bodinaku ndërmorën një nismë sensibilizuese në rrugët e Tiranës. 🚶♂️📚
Me energji pozitive dhe përkushtim, ata shpërndanë broshura informuese dhe bashkëbiseduan me qytetarët për të rritur ndërgjegjësimin mbi spektrin e autizmit dhe për të promovuar përfshirjen sociale të fëmijëve që janë pjesë e këtij spektri. 🌟💬
Kjo iniciativë synon të theksojë rëndësinë e krijimit të një mjedisi gjithëpërfshirës dhe mbështetës, ku çdo fëmijë të ndjehet i pranuar dhe i kuptuar.🤝👶
“Të kuptojmë, mbrojmë dhe mbështesim fëmijët me autizëm!” – ishte mesazhi i fuqishëm që shoqëroi këtë aktivitet. 💪
Universiteti Barleti mbetet i angazhuar në kultivimin e ndjeshmërisë sociale dhe qytetare tek studentët e tij, duke i inkurajuar ata të jenë pjesë aktive e ndryshimit pozitiv në komunitet.🌍💙
Një shoqëri e ndërgjegjësuar është një shoqëri më e drejtë dhe më gjithëpërfshirëse!🌈



