Staf mjekësor për një ditë – një përvojë frymëzuese në Fakultetin e Shkencave Mjekësore

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore, në Universiteti Barleti, një grup maturantësh nga Tirana, të cilët ndajnë pasionin për shkencat mjekësore dhe kujdesin shëndetësor.

Vizita u konceptua si një përvojë orientuese dhe praktike, me qëllim që të rinjtë të njihen më nga afër me ambientin universitar dhe të projektojnë më qartë të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale. Nën kujdesin e stafit akademik të fakultetit, maturantët u njohën me laboratorët didaktikë, duke u futur në botën e mjekësisë me fokus të veçantë në stomatologji dhe infermieri.

Një nga momentet më interesante të vizitës ishte përfshirja në ushtrime praktike, ku maturantët patën mundësinë të provonin realizimin e një injeksioni në manekinë mësimorë, duke përjetuar nga afër elementë konkretë të praktikës mjekësore.

Kjo ditë u shënua nga momente të bukura bashkëbisedimi, kurioziteti dhe entuziazmi, duke reflektuar qartë dëshirën e të rinjve për t’u bërë pjesë e profesionit fisnik të shëndetësisë.

🎓 Universiteti Barleti mbetet i hapur dhe mirëpret edhe maturantë të tjerë që dëshirojnë të eksplorojnë më nga afër pasionin e tyre për shkencat mjekësore dhe të hedhin hapa të sigurt drejt së ardhmes së tyre profesionale.