Në datën 26.02.2024, në ambientet e Universitetit Barleti, u prezantua projekti “Shkallët e vlerësimit të gjendjes në individët e moshës së tretë: Vlera dhe implementimi i tyre”. Ky projekt është i financuar nga AKKSHI, në kuadër të financimeve për Projekte.
Grupi i punës, i përbërë nga profesorë të nderuar të UniBA, Prof. Dr. Evda Veveçka, Msc. Jola Çini (Xharo), Msc.Jonida Basha, prezantuan vlerën dhe rëndësinë e projektit për një vlerësim të standardizuar, bazuar në shkallë vlerësimi për:
* Një moshim sa më të shëndetshëm të individëve të kësaj moshe
* Ndihmesën e këtij vlerësimi për punonjësit e kujdesit shëndetësor në punën e përditëshme
* Ndihmesën e këtij vlerësimi për kërkimin shkencor në këtë grup moshe
* Përfitimet që ka gjithë shoqëria për të pasur një cilësi sa më të mirë jete në moshën e tretë.

