Takim frymëzues me Klubin Studentor me drejtim Shkenca Sociale, Psikologji, Edukim dhe Punë Sociale!
Sot, studentët e Psikologjisë patën kënaqësinë të marrin pjesë në një aktivitet të veçantë të organizuar nga Klubi i Psikologjisë, me lektore të ftuar Asst. Prof. Dr. Elda Zeko nga Universiteti i Massachusetts – Fakulteti i Mjekësisë, Chan, Departamenti i Psikiatrisë dhe Shkencave Sociale.
👩⚕️ Asst. Prof.Dr. Zeko, psikologe me mbi 25 vite përvojë në mësimdhënie, praktikë klinike dhe kërkim shkencor, ndau me studentët njohuri të thelluara mbi:
🔹 Diagnostikimin e problemeve të shëndetit mendor
🔹 Diagnozën e ADHD tek të rriturit
🔹 Arti i diagnozës diferenciale në kuadrot klinike të ngjashme
🔹 Praktikat dhe sfidat e punës së psikologëve klinikë në kontekste të ndryshme kulturore e shëndetësore
🌍 Me fokus të veçantë te barazia në shëndetësi, drejtësia sociale dhe ndikimi i pabarazive sociale në shëndetin mendor, ky aktivitet u kthye në një hapësirë reflektimi dhe frymëzimi për të gjithë të pranishmit.


