Në kuadër të zhvillimit të praktikave mësimore, studentët e programit Bachelor në Psikologji, nën udhëheqjen e MSc. Ardiola Bodinaku, realizuan një vizitë në 🏫 Shkollën e Mesme Teknike Ekonomike në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të njihen më nga afër me rolin e Psikologut Shkollor 🧠👩🏫 dhe me sfidat që shoqërojnë këtë profesion.
👥 Studentët mësuan për përfshirjen aktive të psikologut në mbështetjen emocionale, sociale dhe akademike të nxënësve, si dhe për rëndësinë e ndërhyrjeve të tij në përmirësimin e 🌟 klimës shkollore.
🧑🏫 Psikologu Shkollor u paraqit si një figurë kyçe, që bashkëpunon ngushtë me nxënësit, mësuesit dhe prindërit 🤝, duke ndërtuar ura komunikimi 🌉 dhe duke ndihmuar në adresimin e nevojave të ndryshme që dalin në mjedisin arsimor.


