Psikologjia në praktikë: Një vizitë studimore në studion psiko-ligjore “Family”

Në kuadër të praktikave profesionale, studentët e vitit të tretë të programit Bachelor në Psikologji, së bashku me pedagogen MSc. Ardiola Bodinaku, zhvilluan një vizitë studimore në Studion Psiko-Ligjore “Family”. 🏛️⚖️

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me rolin dhe rëndësinë e psikologut ligjor në trajtimin e çështjeve familjare, si dhe me mënyrën se si ndërthuren aspektet psikologjike dhe ligjore në praktikën profesionale.

Kjo përvojë shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të njohurive praktike, duke i ndihmuar studentët të lidhin teorinë akademike me realitetin e profesionit. 👩‍⚖️📚