Fakulteti i Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Barleti” organizoi sot një workshop me temën “Promovimi i një stili jete të shëndetshme në shkolla” me Msc. Enxhi Hasani dhe Msc. Jola Xharo. Të ftuar ishin maturantë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, të cilët kanë interes që në të ardhmen të studiojnë në një nga degët mjekësore.
Maturantëve ju bë i njohur koncepti i promocionit shëndetësor, si një mënyrë jo vetëm e edukimit mbi një stil jetese të shëndetshme, por dhe ndërhyrje konkrete për përmirësimin e shëndetit. Ata shprehën mendimet e tyre mbi mënyrën se si shkolla e tyre mund të jetë një shkollë që promovon shëndet mbi ushqyerjen, aktivitetin fizik, posturën e shumë tematika të tjera me rëndësi.

