Në kuadër të aktiviteteve tematike Talenti të Universitetit Barleti, organizuara nga Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit, nxënësit e shkollës “Besnik Sykja” zhvilluan sot një vizitë në universitet. Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të njihen nga afër me stafin pedagogjik dhe me ambientet e Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit.
Gjatë aktivitetit, u zhvillua një bisedë e frytshme mbi profesionin e arkitektit dhe rëndësinë e procesit të projektimit, duke i dhënë nxënësve një perspektivë më të qartë mbi këtë fushë dhe rolin e saj në ndërtimin e mjediseve të qëndrueshme dhe funksionale.

