Nga Projekti në Kantier: Studentët e Arkitekturës në Vizitë Studimore te “Park Avenue”

Sot, studentët e vitit të tretë të Arkitekturës zhvilluan një vizitë studimore në kantierin e “Park Avenue”, një projekt madhor nga @orion.construction.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të lëndës Laborator Projektimi Arkitektonik 4, nën drejtimin e PhD Gerdi Papa.

Qëllimi ishte të preknin nga afër sfidat reale të ndërtimit dhe të kuptonin proceset që kthejnë vizatimet arkitektonike në strukturë konkrete.

Studentët patën mundësinë të diskutonin mbi:
• Detajet teknike 📐
• Zgjidhjet strukturore 🔩
• Menaxhimin e kantierit 📋
Falenderojmë @orion.construction për mikpritjen dhe mundësinë e vlefshme që u dhuruan studentëve tanë për rrugëtimin e tyre profesional! 🤝