Diten e djeshme, pranë Universitetit Barleti, patëm kënaqësinë të mirëprisnim një grup të rinjsh entuziastë, të cilët aspirojnë të bëhen profesionistët shëndetësorë të së ardhmes.
Ata iu bashkuan orës së leksionit praktik të zhvilluar në laboratorët e Shkencave Mjekësore, ku patën mundësinë të njihen nga afër me pajisjet moderne mjekësore, manekinat didaktike (mulazhet), si edhe të përvetësojnë njohuri dhe aftësi bazë praktike që janë thelbësore në profesionet e shëndetit.
Përveç mësimit, atmosfera u shoqërua edhe me shumë energji pozitive, kureshtje dhe buzëqeshje, duke e kthyer këtë eksperiencë në një ndërthurje të bukur mes dijes, praktikës dhe argëtimit.
Universiteti Barleti vijon të mbetet një hapësirë ku edukimi profesional ndërtohet përmes përvojës reale, frymëzimit dhe përgatitjes së brezit të ri për sfidat e së ardhmes në fushën e shëndetësisë. 🤍🩺




