Përdorimi i antiseptikëve në Kirurgjinë Regjenerative dhe Implantare: një qasje bashkëkohore në edukimin mjekësor
Universiteti Barleti pati kënaqësinë të mirëpresë Prof. Umberto Luciano nga Universiteti i Veronës, Itali , në kuadër të një leksioni të hapur me temë:
“Përdorimi i Antiseptikëve në Kirurgjinë Regjenerative dhe Implantare”.
Gjatë këtij aktiviteti akademik, Prof. Luciano ndau njohuri bashkëkohore dhe përvoja praktike mbi rolin thelbësor të antiseptikëve në parandalimin e infeksioneve, menaxhimin e komplikacioneve post-kirurgjikale dhe nxitjen e procesit të shërimit në ndërhyrjet e kirurgjisë regenerative dhe implantare.
Leksioni u vlerësua veçanërisht për qasjen e tij ndërdisiplinore dhe për lidhjen e drejtpërdrejtë mes teorisë shkencore dhe praktikës klinike, duke kontribuar në pasurimin e formimit profesional të studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Mjekësore.
Ky aktivitet përforcon angazhimin e Universitetit Barleti për:
internacionalizimin e edukimit të lartë,
shkëmbimin akademik me universitete prestigjioze evropiane,
promovimin e praktikave bashkëkohore në arsimin mjekësor.
Falenderim i veçantë i shkon Prof. Edit Xhajanka dhe z. Elvis Kena për kontributin dhe angazhimin në realizimin e këtij eventi me vlerë të lartë akademike dhe shkencore.





