Kushtetuta, projekte dhe debate” – leksion i hapur me studentët e Drejtësisë

Sot më datë 09.04.2025 🗓️ Departamenti i Drejtësisë i #UniversitetitBarleti organizoi leksionin e hapur me ish Deputetin Arben Imami 🧑‍🏫.

Në këtë leksion Z. Imami, si bashkëthemelues i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 🇦🇱, njohu studentët e Drejtësisë mbi procedurën e hartimit dhe miratimit të Kushtetutës, funksionimin, sfidat dhe mënyrën e rregullimeve konstitucionale. 📝 I njohu me konceptet kryesore kushtetuese. Një vend të veçantë në leksion ju kushtua edhe krahasimit të Kushtetutave bashkëkohore 🌍.

Ky leksion pati në fokus edhe prezantimin e librit të Z. Imami me titull: “Kushtetuta – projekte, debate, reforma dhe perspektiva” 📗, duke dhuruar disa kopje të librave për studentët dhe anëtarë të stafit akademik 🎁.

Në këtë takim ishte e pranishme Rektorja e Universitetit, Prof.Dr. Zana Guxholli 👩‍⚖️, e cila në fjalën e saj përshëndetëse përgëzoi studentët e Drejtësisë për interesin dhe përkushtimin që kanë për aktivitete ekstrakurrikulare, duke falënderuar edhe z. Imami për temën interesante 👏.