Kur ndalesh të dëgjosh veten: një hap drejt rritjes personale

Në orën e “Psikologji Këshillimi” studentët e psikologjisë së bashku me klubin studentor me drejtim shkenca sociale, psikologji dhe punonjes social bashkëbiseduan për sfidën më të madhe që kanë ata sot “Unë përballë vetes apo unë përballë tjetrit?”

👉Ata ndanë përvojat e tyre dhe kuptuan që ndonjëherë e kanë kërkuar përgjigjen në vendin e gabuar, sepse përgjigjet e vërteta gjenden brenda ndjesive të tyre, grupi ndjeu mbështetjen e njëra tjetrës, reflektuan mbi mënyrën se si mendojnë, ndjejnë dhe reagojnë ndaj situatave në të cilat i përball, frika, dashuria apo inati… Ky ishte një moment shumë i fuqishëm për ndihmën dhe zhvillimin personal duke përjetuar kombinime të mbështetjes sociale dhe ndërhyrjeve terapeutike.