Kur heshtja flet: arti i komunikimit të padukshëm

Klubi i Shkencave Sociale, Psikologjisë dhe Punës Sociale, nën kujdesin e Prof. Erion Kristo, organizoi me sukses aktivitetin tematik “Si të kuptojmë atë që nuk thuhet?”, me të ftuar special Ksenofon Ilia, psikolog këshillimi, botues dhe përkthyes.

Takimi u shndërrua në një hapësirë reflektimi dhe dialogu mbi dimensionet e padukshme të komunikimit njerëzor — gjuhën e trupit, heshtjen, emocionet dhe sinjalet jo-verbale që shpesh flasin më fort se fjalët.

Përmes shembujve praktikë dhe diskutimeve interaktive, studentët patën mundësinë të thellohen në kuptimin e mënyrave se si komunikimi ndikon në marrëdhëniet ndërpersonale, vetëdijen emocionale dhe ndërveprimin social.

🤝 Aktiviteti u karakterizua nga një atmosferë reflektuese dhe frymëzuese, duke nxitur mendimin kritik dhe duke pasuruar përvojën akademike të studentëve të Universitetit Barleti.