Konkursi i Arkitekturës dhe Dizajnit në Universitetin Barleti

Më 24 maj 2024, në ambientet e Universitetit Barleti, u zhvillua Konkursi i Arkitekturës dhe Dizajnit, një aktivitet që solli në fokus kreativitetin, inovacionin dhe talentin e të rinjve të apasionuar pas fushës së arkitekturës dhe dizajnit.

Gjatë konkursit, pjesëmarrësit prezantuan idetë dhe projektet e tyre përpara pedagogëve të universitetit, duke fituar eksperiencë praktike dhe orientim profesional drejt studimeve universitare.