Konkursi “Drejtësia dhe Mirëqenia Sociale”, reflektim mbi tema të rëndësishme

 “Drejtësia dhe Mirëqenia Sociale”, një aktivitet frymëzues që bëri bashkë dhjetëra të rinj në një përballje idesh dhe mendimesh. 

Pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë, diskutojnë dhe të ndajnë mendimet e tyre rreth rolit që luajnë drejtësia dhe psikologjia në jetën e përditshme, si dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Një nga të rejat e pranishme në aktivitet u shpreh se të tillë aktivitete duhet të jenë më të shumtë: “Ky ishte një aktivitet shumë i mirë për të reflektuar mbi tema të rëndësishme. Do doja që edhe në të ardhmen të kishte iniciativa të ngjashme që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë rolin tonë në shoqëri”.

Ky aktivitet i zhvillua më 16 prill 2025 në ambientet e Universitetit Barleti me ekspertë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shkencave te sjelljes dhe shendetit kishte për qëllim të nxitë reflektimin dhe diskutimin mbi rëndësinë e drejtësisë sociale dhe mirëqenies psikologjike në një shoqëri të shëndetshme.

Maturantët treguan interes të lartë për fushat e psikologjisë dhe drejtësisë, duke ngritur pyetje, ndarë përvoja dhe shfaqur dëshirë për të thelluar njohuritë e tyre në këto drejtime. Interaktiviteti dhe angazhimi i tyre e bënë aktivitetin veçanërisht domethënës dhe frymëzues.

Eventi shërbeu jo vetëm si një mundësi për edukim dhe reflektim, por edhe si një nxitje për të rinjtë që të mendojnë për të ardhmen e tyre akademike dhe për kontributin që mund të japin në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të ndjeshme ndaj nevojave të individit.