Klubi Studentor, me drejtim në Shkencat Sociale, Psikologji, Edukim dhe Punë Sociale, organizoi një event me temë “Balanca mes Shpresës dhe Realitetit: Lufta mes Emocioneve dhe Profesionalizmit”.

Ky event u realizua falë iniciativës dhe angazhimit të studentëve të Psikologjisë @liviadrita 👏, të cilët jo vetëm që propozuan idenë, por edhe ftuan si të ftuar speciale Znj. Ludiana Dulaj, infermiere me përvojë të gjatë në menaxhimin e dhimbjes dhe kujdesin ndaj pacientëve.

Gjatë fjalës së saj, ajo ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e saj profesional, duke theksuar sfidat e përditshme të një profesionisti të kujdesit shëndetësor në përballjen me dhimbjen, si fizike ashtu edhe emocionale.

💡 Përmes përvojave të saj të çmuara, Znj. Dulaj vuri në pah rëndësinë e ndjeshmërisë, përkushtimit dhe qasjes së duhur në kujdesin ndaj pacientëve.

🗣 Diskutimi i zhvilluar gjatë eventit ishte frymëzues dhe ofroi një perspektivë më të thellë mbi rolin thelbësor të profesionistëve të shëndetit në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.

Ky event shërbeu si një mundësi e vlefshme për të reflektuar mbi sfidat dhe përgjegjësitë e atyre që i përkushtohen kujdesit dhe mirëqenies së të tjerëve.