Inteligjenca Artificiale dhe Inovacioni: Hapi i së Tashmes dhe i së Ardhmes

Gjatë ditës së sotme, u zhvilluan takime me të rinjtë e shkollave të mesme në qytetin e Fierit, “Petro Sota” dhe “Numani”.  Aktivitetet u fokusuan në tema të rëndësishme dhe inovative, duke përfshirë:

Inteligjencën Artificiale për monitorimin e ndotjeve urbane – ku u trajtuan mënyrat se si teknologjia mund të kontribuojë në krijimin e qyteteve më të pastra, më të sigurta dhe më të qëndrueshme.

Menaxhimin e të dhënave dhe siguria e tyre në E-commerce – ku u theksua rëndësia e mbrojtjes së informacionit dhe sigurisë në transaksionet online për të siguruar një ambient të besueshëm dhe të sigurt për përdoruesit dhe bizneset.

Zbatimin e Inteligjencës Artificiale në Mjekësi – u trajtuan aplikimet e Inteligjencës Artificiale në fushën e mjekësisë, si telemonitorimi dhe disa nga degët e telemjekësisë, përfshirë telekardiologjinë, teledermatologjinë dhe teleradiologjinë. Këto teknologji kanë mundësuar diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve në mënyra më të shpejta, më të sakta dhe më efikase, duke ofruar mundësi të reja për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe përmes një qasjeje më të përmirësuar në menaxhimin e shëndetit.

Takimet u pritën me interes të madh nga të rinjtë, të cilët morën pjesë aktivisht në diskutime dhe shfaqën kuriozitet për fushat e trajtuara. Këto aktivitete janë një hap përpara për t’i frymëzuar ata drejt një të ardhmeje të lidhur ngushtë me teknologjinë dhe inovacionin.