Integrimi i Teorisë së Lojës dhe Teknologjisë në E-Commerce

Më 15 janar 2025, Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike mirëpriti një grup maturantësh të interesuar në informatikë në një leksion të hapur me temë: “Integrimi i Teorisë së Lojës dhe Teknologjisë në E-Commerce”.

Gjatë leksionit, pjesëmarrësit eksploruan dimensionet e reja të teorisë së lojës në tregtinë elektronike, duke kuptuar rëndësinë e strategjive konkurruese dhe vendimmarrjes së informuar nga teknologjia. Ky aktivitet theksoi sesi teknologjitë moderne, si Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Blockchain, po transformojnë E-Commerce duke rritur efikasitetin, sigurinë dhe duke përmirësuar ndjeshëm përvojën e përdoruesve.

Pas përfundimit të leksionit, maturantët patën mundësinë të vizitojnë ambientet e Universitetit, duke përjetuar nga afër teknologjitë e avancuara të laboratorëve, përfshirë printerat 3D, që ofrojnë një panoramë të qartë të potencialit krijues dhe inovativ të shkencave kompjuterike.