EKSPOZITA POP-UP AVENUE

Në kuadër të lëndës “BIM Architectural Design Laboratory”, drejtuar nga ARK. MSc Hekuran Bendaj, studentët pjesëmarrës në këtë ekspozitë u ngarkuan të propozojnë një godinë me funksion të lirë, deri në tre kate, në një parcelë me përmasa 33×6.2 metra, brenda një konteksti urban, duke marrë parasysh mjedisin përreth, funksionalitetin dhe levizjen.

Qëllimi i kësaj ekspozite është të shfaqë aftësitë e studentëve në të menduarit kritik, kreativitetin, modelimin dhe prezantimin e një projekti arkitekturor.