Ekspozita e Talenteve të Reja në Piramidën e Tiranës

Ditën e premte, më 29 mars 2024, në ambientet e Piramidës së Tiranës, u zhvillua Ekspozita e Talenteve të Reja, e organizuar nga Universiteti Barleti.

Në këtë aktivitet morën pjesë maturantët Emanuela Lleshi, Flavia Kapisyzi, Klea Uzini, Melisa Dodra dhe Xhoana Losha, të cilët prezantuan projektet e tyre kreative përpara pedagogëve të Arkitekturës së Universitetit Barleti dhe të ftuarve të pranishëm.

Ekspozita kishte si qëllim informimin, orientimin dhe përgatitjen e maturantëve për studimet universitare në fushën e Arkitekturës dhe Dizajnit, duke u ofruar atyre një përvojë të drejtpërdrejtë prezantuese dhe profesionale.