Zhvilluam një sesion orientimi me maturantët mbi mundësitë që ofrojnë drejtimet e ekonomisë dhe informatikës në tregun aktual të punës. Diskutuam mbi perspektivat e karrierës në financë, menaxhim, marketing dhe sipërmarrje, si dhe mbi fushat e programimit, zhvillimit të aplikacioneve, analizës së të dhënave dhe sigurisë kibernetike.

U theksua rëndësia e praktikave profesionale gjatë studimeve, si një urë lidhëse mes teorisë dhe eksperiencës reale në kompani. Praktikat, projektet konkrete dhe angazhimi i hershëm në treg rrisin ndjeshëm mundësitë për punësim pas diplomimit.

Të dyja fushat ofrojnë stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe akses në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Zgjedhja e drejtimit të duhur fillon me informim dhe vetëdije për potencialin personal. 🚀

#KeshillimKarriere #Ekonomi #Informatike #Punësim #Rinia