Sot, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Oral, studentët e programit të Stomatologjisë në Universitetin Barleti, nën drejtimin e Dr. Erion Çerekja dhe MSc. Inesa Delimeta, organizuan një ekspozitë informuese dhe sensibilizuese.
Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e higjienës orale dhe pasojat e neglizhimit të saj. Përmes materialeve edukative dhe diskutimeve me studentët, u theksua domosdoshmëria e kujdesit të përditshëm për shëndetin e gojës, si një element kyç për mirëqenien e përgjithshme.
Një buzëqeshje e shëndetshme është pasqyrë e një trupi të shëndetshëm!
Le të mbajmë të gjithë një qasje të kujdesshme ndaj shëndetit oral dhe të promovojmë një kulturë higjiene të mirëfilltënë jetën e përditshme. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi!

