Sot u zhvillua me sukses dhe shumë interaktivitet leksioni i hapur me Prof. Asoc. Dr. Skerdi Zahaj, psikolog klinik dhe studiues me mbi 13 vite përvojë në fushën e psikoterapisë dhe zhvillimit personal.
Tema e diskutuar – “Impostor Syndrome” – ngjalli reflektime të thella mbi vetëbesimin, presionin akademik dhe ndjenjën e mosmjaftueshmërisë, duke sjellë një hapësirë të sinqertë komunikimi mes studentëve dhe pedagogëve.
🎓 Të pranishëm ishin studentë nga programe të ndryshme studimi, të cilët ndanë mendime, pyetje dhe përvoja personale, duke e kthyer këtë takim në një përvojë të vërtetë ndërgjegjësimi dhe zhvillimi personal.
💬 Falënderime për të gjithë pjesëmarrësit që e bënë këtë aktivitet kaq të vlefshëm dhe frymëzues!


