Dita Botërore e Autizmit – Ndërgjegjësim dhe Mbështetje

Më 2 Prill 2025, në bashkëpunim me Qendrën e Zhvillimit Koddi dhe Dr. Migen Sulaj, organizuam një aktivitet ndërgjegjësues dhe edukativ me ndikim të madh tek studentët tanë.

🔹 Diskutuam mbi rolin e psikologut si profesionist kyç në terapinë e sjelljes, menaxhimin e simptomave dhe përfshirjen aktive të prindërve e mësuesve.
🔹 Qëllimi? Të mbështesim fëmijët në spektrin e autizmit, duke krijuar një mjedis më gjithëpërfshirës dhe të mirëkuptueshëm për ta.

💙 Një shoqëri e ndërgjegjësuar është një shoqëri më e drejtë dhe e hapur për të gjithë!