Më 05.03.2026, Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin “Barleti” organizoi eventin DigiHealth Lifestyle – Youth Participation (Open Day), ku morën pjesë 260 të rinj nga shkollat e mesme nga i gjithë vendi.

Me moton “Digital Innovation Challenge for Healthy Living”, aktiviteti solli një sfidë inovacioni digjital për promovimin e një stili jetese të shëndetshëm dhe mirëqenieje.

DigiHealth Lifestyle është një hackathon dhe sfidë për të rinjtë që synon zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për shëndetin, duke ndërthurur shkencat mjekësore, teknologjinë dhe inovacionin për krijimin e aplikacioneve, platformave dhe prototipave që ndihmojnë njerëzit të jetojnë më shëndetshëm.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan:

▪️ Health Hackathon – zhvillimi i ideve inovative për shëndetin digjital

▪️ Startup Competition – konkurse për ide biznesi në fushën e shëndetit

▪️ Student Challenge – sfida kreative për të rinjtë pjesëmarrës

▪️ Digital Health Prototyping Labs – laboratorë për krijimin e prototipave digjitalë

▪️ Career Counseling in Medical Sciences – këshillim karriere në shkencat mjekësore

Ky event rikonfirmon angazhimin e Universitetit “Barleti” për të bashkuar teknologjinë, edukimin dhe shëndetin, duke u dhënë të rinjve mundësinë të bëhen pjesë e inovacionit që transformon stilin e jetesës drejt një jete më të shëndetshme.