“DigiHealth Competition”, ide inovative për të ardhmen e shëndetësisë

Më 3 maj, Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin “Barleti” mirëpriti dhjetëra maturantë nga e gjithë Shqipëria në një aktivitet gjithëpërfshirës dhe inspirues. Të rinjtë patën mundësinë të vizitonin laboratorët modernë të fakultetit dhe të përfshiheshin në aktivitete interaktive me pedagogët dhe profesionistët e fushave si Infermieria, Fizioterapia, Stomatologjia dhe Farmacia. Studentët tanë ishin protagonistë të këtij aktiviteti duke ndarë me pasion njohuritë dhe përvojën e tyre me pjesëmarrësit.

Në kuadër të ditës, u zhvillua edhe “DigiHealth Competition”, një konkurs ku maturantët prezantuan projekte që ndërthurin teknologjinë me kujdesin shëndetësor, duke sjellë ide inovative për të ardhmen e shëndetësisë.

Gjithashtu, Panairi i Punës krijoi një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës në sektorin shëndetësor, duke forcuar rolin praktik dhe orientues të Fakultetit tonë.

Stafi dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore u angazhuan me përkushtim dhe entuziazëm për të sjellë një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin “Barleti” – aty ku pasioni për kujdesin shëndetësor merr formë!