Më 25 Prill, Universiteti Barleti organizoi me sukses aktivitetin Creathon & Smart City Challenge, një event që solli në vëmendje rëndësinë e zhvillimit të qyteteve të zgjuara dhe rolin që të rinjtë kanë në ndërtimin e së ardhmes urbane.
Në këtë sfidë dinamike, maturantët nga shkolla të ndryshme patën mundësinë të punojnë në grupe kreative, duke ideuar projekte që adresonin sfidat e një qyteti smart – si qëndrueshmëria, teknologjia, mobiliteti urban dhe komunitetet përfshirëse. Përmes këtij procesi, ata jo vetëm që ndërtuan ide inovatore, por edhe zhvilluan aftësi të rëndësishme si puna në grup, mendimi kritik dhe prezantimi i ideve.
Në vijim të aktivitetit, pjesëmarrësit u njohën nga afër me programet tona të studimit në Arkitekturë dhe Interior Design, duke kuptuar rëndësinë e dizajnimit të hapësirave që i përgjigjen sfidave bashkëkohore të jetesës urbane.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë frymëzuese, ku të rinjtë shprehën vizionin e tyre për një të ardhme më të mirë, më të qëndrueshme dhe të ndërlidhur me teknologjinë.
Falenderojmë të gjithë maturantët për pjesëmarrjen aktive, idetë kreative dhe pasionin që shfaqën gjatë Creathon & Smart City Challenge!
Universiteti Barleti vazhdon të mbështesë dhe të nxisë gjeneratën e re drejt formimit profesional dhe ndërtimit të një bote më të zgjuar.
Bëhu edhe ti pjesë e programit të Arkitekturës dhe Interior Design në Universitetin Barleti – aty ku idetë marrin formë!




