Për të mbështetur orientimin në karrierë të të rinjve, u zhvillua një quiz argëtues dhe edukativ me pjesëmarrjen e të rinjve nga qyteti i Korçë. Aktiviteti synoi t’i ndihmojë ata të zbulojnë se cila degë e mjekësisë përputhet më mirë me aftësitë, pëlqimet dhe tiparet e tyre të karakterit.
Përmes pyetjeve interaktive dhe diskutimeve të drejtpërdrejta, pjesëmarrësit reflektuan mbi prirjet e tyre personale, stilin e komunikimit dhe preferencat profesionale, duke marrë një orientim të vlefshëm për zgjedhjet e ardhshme akademike dhe profesionale në fushën e shëndetit.
Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe vendimmarrjes së informuar për karrierën, duke promovuar të mësuarin përmes metodave kreative dhe përfshirëse.
Aktiviteti u realizua nën kujdesin e pedagoges Enxhi Hasani, e cila theksoi rëndësinë e orientimit të hershëm profesional për rritjen e motivimit dhe suksesit të të rinjve në të ardhmen.

