Në datën 3 Mars u zhvillua BootCamp me temë: ”Kartela Mjekësore, Infermierore dhe Fizioterapeutike Elektronike. Rendësia e pasjes së një kartele mjekësore”,
Aktiviteti u zhvillua nën drejtimin e pedagoges Fizioterapiste Besa Hyseni. Në këtë workshop u hodhën bazat për ndërtimin e një kartele elektronike mjekësore, fizioterapeutike, infermierore duke u bazuar në informacionet e kartelës fizike,
Pjesëmarrës ishin gjimnazistë nga gjimnazi Andon Zako Çajupi, që ishin të interesuar në ndjekjen e studimeve në fushën e Mjekëesisë.
Studentët që do të prezantojnë projektin më të mirë do të kenë mundësinë të përfitojnë një bursë studimi nga Universiteti Barleti.