Barleti Startup Challenge, energji, kreativitet dhe bashkëpunim

Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta, të rinjtë luajnë një rol kyç në zhvillimin e ideve inovative dhe ndërmarrjeve të reja. Universiteti Barleti është kthyer në një qendër frymëzimi për studentët që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes nismave sipërmarrëse. Start-up-et që lindin në këtë ambient akademik janë dëshmi e kreativitetit, guximit dhe dëshirës për të sjellë ndryshim në komunitet dhe më gjerë.

Në datë 6 maj 2025 u zhvillua “Barleti Startup Challenge”, ku maturantët pjesëmarrës u ndanë në grupe dhe zhvilluan idetë e tyre inovative të bizneseve startup. Çdo grup pati mundësinë t’i prezantojë idetë në një pitching 3-minutësh përballë një jurie profesionale. Në fund u shpallën fituesit, të cilët fituan bursa studimi dhe mundësinë për të ndjekur më tej rrugën e sipërmarrjes.

“Marketplace Simulation”, një eksperiencë unike, dinamike dhe argëtuese e udhëhequr nga PHDC Daniel Guce, ku pjesëmarrësit simuluan funksionimin e një tregu real. Përmes këtij aktiviteti, të rinjtë jo vetëm që mësuan më shumë rreth mekanizmave të ekonomisë dhe biznesit, por gjithashtu u angazhuan në një mënyrë ndërvepruese dhe kreative.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët që e bënë të mundur këtë ditë të suksesshme dhe frymëzuese!