Takim i veçantë i Klubit të Arkitektëve!
Sot u mblodhëm për t’u zhytur në thelbin e abstraktit, për të diskutuar dhe reflektuar mbi inspirimin në qytet dhe hapësirë.
Udhëtimi ynë nisi me dokumentarin Abstract: The Art of Design — veçanërisht episodin me arkitektin Bjarke Ingels, që sfidon format tradicionale dhe sheh qytetin jo vetëm si skenë, por si formë të jetës urbane, duke hapur një dialog të ri mbi formën dhe kuptimin e saj në arkitekturë.
Si frymëzohemi nga hapësira urbane? Çfarë pyetjesh zgjon ky dialog në krijimin e mjedisit tonë?
Ky aktivitet u realizua me ndihmën dhe përkushtimin e studenteve Sonja Stefani, Adela Xhini, Ester Hamataj, Imena Loçi, Frida Mustafa, e të tjerë, nën drejtimin e ark.Iris Nela dhe ark.Marsida Cara.
Një hapësirë diskutimi ku idetë, forma dhe inspirimi ndërthuren për të ndërtuar vizionin tonë të përbashkët për qytetin.



