Aktivitet tematik në Gjimnazin Aleks Buda “Fusha e së Drejtës, dega që formon individin”

Në kuadër të aktiviteteve orientuese për karrierën, u zhvillua një aktivitet tematik në Gjimnazin “Aleks Buda”, ku nxënësit u njohën më nga afër me fushën e së drejtës dhe rolin e saj në formimin profesional dhe qytetar të individit.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi rëndësinë e studimeve juridike, mundësitë që kjo fushë ofron, si dhe rolin e juristit në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe funksionale. Nxënësit treguan interes të lartë dhe u angazhuan aktivisht në diskutime dhe pyetje lidhur me të ardhmen e tyre akademike.