Aktivitet tematik në fushën e së Drejtës me të rinj nga qyteti i Kavajës

Në kuadër të aktiviteteve orientuese dhe edukuese, u zhvillua një aktivitet tematik në fushën e së drejtës me pjesëmarrjen e të rinjve nga qyteti i Kavajës. Aktiviteti u realizua nën drejtimin e PhD. Marsid Gupi, i cili ndau me pjesëmarrësit njohuri dhe eksperienca mbi rëndësinë e studimeve juridike dhe rolin e së drejtës në formimin e qytetarit dhe profesionistit të së ardhmes.

Gjatë takimit u diskutuan tematika të rëndësishme që lidhen me orientimin profesional, përgjegjësitë qytetare dhe mundësitë që ofron fusha e drejtësisë, duke nxitur interesin dhe angazhimin e të rinjve drejt kësaj dege akademike.