Në ambientet e Universitetit Barleti u zhvillua aktiviteti tematik “Drejtësia, dega që formon individin”, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe studentëve të interesuar për studimet juridike.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e fushës së drejtës në formimin profesional dhe qytetar të individit, si dhe me mundësitë akademike dhe profesionale që ofron kjo degë. Diskutimet dhe ndërveprimi i drejtpërdrejtë krijuan një hapësirë reflektimi dhe orientimi për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në fushën e drejtësisë.

