Aktivitet Dyditor mbi Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit dhe Ndryshimet Klimatike

Aktiviteti 2 ditor me fokus në çështjet e rëndësishme të Mbrojtjes e Shtresës së Ozonit dhe Klimës dhe klimës.

Ky aktivitet shërbeu si një platformë thelbësore për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive midis ekspertëve të fushës dhe botës akademike.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucione dhe organizata kyçe në Shqipëri, duke përfshirë:
• Përfaqësues të Njësisë Kombëtare të Ozonit (NKO)
• Përfaqësues të Barleti Group
• Përfaqësues të Shoqatës RAC (Refrigeration, Air Conditioning, and Heat Pump)

Një pjesë e rëndësishme e programit ishte zhvillimi i një Leksioni të Hapur i cili u drejtua nga një panel pedagogësh dhe akademikë të shquar:
• Prof. Asoc. Dr. Etleva Dobjani
• Dr. Ledio Kosta
• Prof. Asoc. Dr. Laura Shumka
• Prof. Asoc. Dr. Vera Bushati
• Ark.Iris Nela

Ky leksion theksoi rëndësinë e vazhdueshme të Protokollit të Montrealit dhe sfidat aktuale në zbutjen e ndryshimeve klimatike, duke ofruar njohuri të thelluara mbi metodat dhe strategjitë e fundit për mbrojtjen e mjedisit.