Universiteti Barleti pati kënaqësinë të realizonte në formën e një bisede të hapur, një këshillim karriere me maturantë të interesuar për shkencat mjekësore, ku pedagogia jonë ndau eksperiencën dhe disa këshilla reale për zgjedhjen e drejtimit të studimit.

U fol për drejtime si stomatologji, farmaci, infermieri dhe fizioterapi, duke theksuar një gjë shumë të rëndësishme: nuk ka “zgjedhje perfekte”, ka vetëm atë që të përshtatet TY

Maturantët ndanë pyetjet dhe dilemat e tyre hapur, dhe takimi u kthye në një bisedë shumë të sinqertë për të ardhmen, pasionin dhe rrugën që secili dëshiron të ndjekë.

Ndiq atë që të motivon dhe mos ki frikë të zgjedhësh rrugën tënde! – kjo ishte motoja e ditës.